Edhe pse pandemia e koronavirusit është kryefjalë e diskutimeve tona, një lokal në Romë ka vendosur të ndalojë të flitet për këtë temë.
Pronarja e lokalit, Cristina Mattioli ka vendosur disa shënime ku u kërkon klientëve të saj të mos diskutojnë për Covid-19.Ajo i fton ata të flasin për tema më të lehta, që nuk na stresojnë e që na bëjnë të harrojmë për pak çaste ditët e vështira.“Është e ndaluar të flasësh për Coronavirusin”, kështu shkruan në shenjën paralajmëruese në makinën e kafes të një lokali në Ponte Galeria, Romë.
“Kemi vërejtur se pas festave, klientët kanë pasur humor të keq për shkak të koronavirusit”, shpjegon pronarja, Cristina Mattioli.Nëse dikush flet për virusin në këtë lokal, cilësohet sjellje e pahijshme.“Atmosfera në lokal ishte rënduar. Kështu, na erdhi ideja që t’i shtyjmë klientët të bisedojnë për diçka tjetër.
Duhet të fillojmë të jetojmë përsëri, pasi ka gjëra të tjera përveç koronavirusit, duhet ta kthejmë jetën tonë normale përsëri”, thotë ajo.
Klientët e lokalit e kanë vlerësuar lartë këtë iniciativë dhe shumë janë entuziastë për këtë.