Veron Tara, anëtar i Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit, në një postim në profilin e tij në facebook, ka reaguar lidhur me punimet që po realizohen në sheshin e Shatërvanit, duke kritikuar punimet që po bëhen duke theksuar se janë shumë të dobëta dhe jo profesionale.
Ky është reagimi i plotë:
U perflit shume per intervenimet qe jane duke ndodhur ne Sheshin Shadervani dhe poashtu kam pasur shume reagime dhe pyetje prej qytetareve dhe kolegeve te mi ne insitucione relevante per punimet ne nivel shume te dobet dhe jo profesionale. Se pari nuk dua te qasem ne aspektin ligjor se kur eshte marre leja, pelqimet, rekomandimet etj, sepse ato jane teme ne vete (bile shume per tu diskutuar), por mendoj dhe shpresoj qe pas perfundimit te intervenimeve per futjen e kabllove elektrike nen toke, Sheshi do te kthehet ne gjendjen e meparshme.
Por duke e pare menyren e fillimit te punimeve, kujdesin qe nuk po u kushtohet aspak Qendres, mjetet qe perdoren si dhe materialeve te perdorura, une vetem nga ana profesonale e imja (per aq sa kam pervoje ne kete fushe) e shoh shume dhe me se te arsyeshme takime me te gjitha insitucionet dhe rishqyrtimin e punimeve dhe intervenimeve, pasi qe mund te kete edhe gabime qe mund te jene jo revirsibile!