EC Ma Ndryshe ka realizuar trajnimin për të rinjtë e Komunës së Prizrenit, lidhur me rolin, funksionimin dhe përgjegjësitë e Asamblesë komunale si dhe procesin e vendimmarrjes në nivel lokal. Në këtë aktivitet, krahas aspektit teorik pjesëmarrësit patën mundësinë që të sfidojnë veten edhe në rolin e asambleistit/es përmes simulimit të seancës së Asamblesë komunale.
Në pjesën e dytë të trajnimit ishte i pranishëm edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, z.Sulltan Badalli, i cili ka njoftuar të rinjtë lidhur me funksionin e tij si dhe ka shpalosur përvoja nga drejtimi i seancave të Asamblesë komunale të Prizrenit. Ai ka përcjellë gjithë rrjedhën e seancës së simuluar nga të rinjtë dhe ka përgëzuar pjesëmarrësit për përkushtimin e treguar.
Gjithashtu, z.Badalli ka inkurajuar të rinjtë që të jenë sa më aktiv në proceset vendimmarrëse. Në fund të trajnimit të gjithë pjesëmarrësit janë pajisur me certifikata.
Ky trajnimi është organizuar në kuadër të projektit “Rritja e Qasjes në Drejtësi në Nivel Komunal” në mbështetje të YIHR-KS, financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit (INL) dhe implementuar nga EC Ma Ndryshe. Trajnimi është organizuar duke i respektuar rekomandimet kundër COVID-19 nga IKSHPK, thuhet në një komunikatë të bërë publike nga OJQ ” Ec ma ndryshe”.
