Home LAJME Mblidhet Qeveria e Kosovës: Sonte pritet lehtësimi i masave anti-COVID

Mblidhet Qeveria e Kosovës: Sonte pritet lehtësimi i masave anti-COVID

0
Mblidhet Qeveria e Kosovës: Sonte pritet lehtësimi i masave anti-COVID

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thirrur për sot mbledhjen e radhës së qeverisë së Kosovës, ku edhe pritet lehtësimi i masave anti-COVID.Në mbledhjen e sotme, pritet lehtësimi i masave kundër koronavirusit, ashtu siç është arritur pajtueshmëria me bizneset gjatë kësaj jave.

Ndër masat kryesore që pritet të ndërmerren, është heqja e orës policore, shtyrja e orarit të punës së gastronomisë deri në orën 23:00, lejimi i dasmave dhe ahengjeve nga 15 qershori si dhe masa tjera.

Mbledhja e qeverisë mbahet në orën 18:00.
Lirimi i masave pritet të ndodhë pasi që në Kosovë tanimë ka rënë ndjeshëm numri i rasteve me COVID-19, si dhe i fataliteteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here