Home LAJME Sulmohen dy persona për shkaqe pronësore në Rahovec, arrestohen dy të tjerë

Sulmohen dy persona për shkaqe pronësore në Rahovec, arrestohen dy të tjerë

0
Sulmohen dy persona për shkaqe pronësore në Rahovec, arrestohen dy të tjerë

Dy persona janë arrestuar pasi kishin sulmuar dy persona të tjerë, një femër dhe një mashkull për shkaqe pronësore duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 09:30 në rrugën “Sylejman Haxhia”, në Rahovec.
Siç thuhet në raport, viktimat janë dërguar në QKMF-Rahovec për tretman mjekësor.

“Janë arrestuar dy meshkuj kosovar , pasi që të njëjtit kishin sulmuar viktimat mashkull dhe femër kosovare për shkaqe pronësore, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktimat janë dërguar në QKMF Rahovec për tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar”, thuhet në raport.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here