Home LAJME Vuçiq thotë se kanë ndryshuar pak marrëdhëniet Kosovë-Greqi: Ky zhvillim, jo lajm i mirë

Vuçiq thotë se kanë ndryshuar pak marrëdhëniet Kosovë-Greqi: Ky zhvillim, jo lajm i mirë

0
Vuçiq thotë se kanë ndryshuar pak marrëdhëniet Kosovë-Greqi: Ky zhvillim, jo lajm i mirë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se Greqia e ka siguruar Beogradin se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por se sipas tij, zhvillimi i marrëdhënieve midis Athinës dhe Prishtinës “sigurisht nuk është lajmi më i mirë” për Serbinë.

”Meqenëse ka pasur disa ndryshime në marrëdhënie, unë pres të shoh nëse është vetëm një zyrë tregtare apo diçka më shumë midis Greqisë dhe Kosovës, siç thonë ata, dmth Prishtinës dhe Athinës. Ne do të shohim se si do të shkojë, kështu që do të informojmë publikun”, është shprehur Vuçiq për Pink tv.

Pas takimit me përfaqësuesit e kompanisë gjermane “Bizerba”, Vuçiq tha se “në ditët në vijim do të ketë konsultime të mëdha dhe të rëndësishme” në Beograd për Kosovën dhe se ai më pas pret vazhdimin e dialogut me Prishtinën në Bruksel, me ndërmjetësimin të BE-së.

I pyetur në lidhje me pretendimet se Franca mund të propozonte një marrëveshje të përkohshme sipas së cilës do të kishte autonomi për veriun e Kosovës në këmbim të njohjes nga Greqia dhe liberalizimit të vizave për Kosovën, ai tha:

”Ne mund të flasim për të në ditët në vijim. Unë nuk do të flisja paraprakisht para se të dimë diçka”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here