Home LAJME Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë, diskutohet për arsimin në kohë të pandemisë

Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë, diskutohet për arsimin në kohë të pandemisë

0
Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë, diskutohet për arsimin në kohë të pandemisë

Kuvendi i Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës të enjten, ku do të jenë tetë pika të rendit të ditë.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se seanca do të fillojë nga ora 10:00, aty do të ketë debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.

Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2020,

5. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

6. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media,

7. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

8. Debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here