Gjatë ditës së sotme, në Palestren e Sporteve ” Sezai Surroi” janë vaksinuar qytetarë të cilët kanë pasur terminet e caktuara për ditën e dielë me datë 23.05.2021 dhe ditën e hënë me datë 24.05.2021 dhe nuk kanë mundur që të vaksinohen për shkak të mungesës së vaksinave, ka njoftuar drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj. ”
QKMF sot me 4 ekipe të saja të vaksinimit pas sigurimit të 400 dozave, ka vazhduar vaksinimim e personave të cilët kanë aplikuar për termine në platformen e-Kosova. Vaksinimi është realizuar në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” me një profesionalizëm , organizim dhe sjellje shembullore të popullatës dhe stafit shëndetësor, ka njoftuar për TV Prizreni, drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj Vaksinimi do të vazhdojë në këtë Qendër, por një gjë e tillë do të bëhet kur të sigurohen vaksinat tjera të cilat prite të vijnë gjatë javës tjetër në një sasi më të madhe.
Për të mos shkaktuar tollovi dhe grumbullim të panevojshëm, edhe më tutje do të aplikohet sistemi i termineve përmes platformës e- Kosova dhe personat do të informohen me telefon. Ne presim të furnizohemi me 50000 vaksina dhe për një muaj të vazhdojmë vaksinimin e popullatës.
Gjithashtu, personat që duhet të marrin dozen e dytë të vaksinës, do të lajmërohen me kohë, ngase për ata vaksinat janë të siguruara. Këto pamje që po shikoni pasqyrojnë rend dhe ecuri normale të vaksinimit, organizim ky që duhet të merret shembull nga qendrat tjera.
Njerëzit janë të kënaqur , dhe nuk kemi ankesa, ndërsa çështja më e rëndësishme deri më tani është se nuk kemi patur asnjë komplikim shëndetësor nga vaksinimi. Apeloj dhe një herë tek popullata që mos të paraqiten në Qendrën Sportive pa termine dhe pa u njoftuar nëpërmjet mjeteve të informimit dhe telefonave . Vaksinimi eshte metoda më e lirë ,më e mirë dhe më efikase për t’u mbrojtur nga virusi dhe sëmundja.”, ka thënë në fund për TV Prizreni, drejtori i QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj.
