Home LAJME Hoxhaj: Kurti po ikë nga zotimet e tij, opozita nuk bëhet pre e mashtrimeve të tij

Hoxhaj: Kurti po ikë nga zotimet e tij, opozita nuk bëhet pre e mashtrimeve të tij

0
Hoxhaj: Kurti po ikë nga zotimet e tij, opozita nuk bëhet pre e mashtrimeve të tij

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vazhduar kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti, lidhur me qasjen e tij karshi dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas tij Kurti do duhej që si kryeministër, ta sillte në Kuvend, një platformë që do t’i ngërthente vetë parimet, qëllimet dhe vijat e kuqe të negociatave.

”Albin Kurti, si kryeministër, do të duhej ta sillte në Kuvend një platformë që do t’i ngërthente në vete parimet, qëllimet, afatet kohore dhe vijat e kuqe të dialogut. Vetëm pasi të dorëzohej një platformë e tillë, atëherë të vinte një ftesë për opozitën. Sot për sot, ai është pa platformë, pa vizion dhe po ikë nga zotimet e tij. Këtë, ai e vërtetoi edhe me mbështetjen për krijimin e Jugosllavisë së Re. Opozita nuk ka pse të bëhet pjesë e këtyre mashtrimeve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here