Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka ftuar në një takim virtual kryetarët e komunave të Kosovës.
Takimi do të mbahet në orën 10:00.
Temë e diskutimit pritet të jenë masat e reja kundër COVID-19.
Kështu bëri të ditur për klankosova.tv, Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës.
“Po, mund ta konfirmojë se do të mbahet takimi virtual. Takimi mbahet në ora 10:00. Në këtë takim pritet të diskutohet për procesin e deritashëm të vaksinimit nëpër komuna, situatën epidemiologjike si dhe pritet të diskutohet për masat e reja në përballje me pandeminë COVID-19”.
Ibrahimi tha se nga kryetarët e komunave është kërkuar edhe heqja e orës policore.
“Është kërkuar nga ana e kryetarëve të komunave heqja edhe orës policore. Edhe kjo mund të diskutohet gjatë këtij takimi”.
Ndërkaq nesër nga ora 18:00, Gastronomët e Kosovës do të mbajnë një protestë në sheshin “Skenderbeu” para objetit të Qeverisë së Kosovës.
Gastronomët si kërkesë kanë largimin e masave kundër koronavirusit, për t’iu hapur rrugë mbajtjes së dasmave edhe organizimeve të tjera.