Home LAJME Kurti për pasivizimin e adresave në Luginë: Kjo fushatë duhet të ndërpritet

Kurti për pasivizimin e adresave në Luginë: Kjo fushatë duhet të ndërpritet

0
Kurti për pasivizimin e adresave në Luginë: Kjo fushatë duhet të ndërpritet

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, së bashku me zyrtarë të tjerë të qeverisë kanë takuar sot kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa me bashkëpunëtorë.

Në takim u bisedua për situatën aktuale në Luginën e Preshevës, në veçanti çështjen e pasivizimit të adresave të banorëve shqiptarë të komunave me shumicë shqiptare, që posaçërisht është intensifikuar në Medvegjë.

Kryeministri Kurti tha që është duke e përcjellë me vëmendje situatën me pasivizimin e adresave të shqiptarëve.

Sipas një njoftimi të qeverisë Kurti ka thënë se ‘përderisa në të kaluarën Serbia tentonte të shpopullojë komunat me shumicë shqiptare me dhunë e tanke, tash po e bën në mënyrë administrative. Kjo fushatë kundër banorëve shqiptarë të Luginës së Preshevës është e papranueshme dhe duhet të ndërpritet sa më parë, tha Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here