Home LAJME Me kërkesë të INTERPOL, arrestohet kosovari në Morinë, kërkohet nga Çekia për disa vepra penale

Me kërkesë të INTERPOL, arrestohet kosovari në Morinë, kërkohet nga Çekia për disa vepra penale

0
Me kërkesë të INTERPOL, arrestohet kosovari në Morinë, kërkohet nga Çekia për disa vepra penale

Policia e shtetit shqiptar përmes një njoftimi kanë thënë se kanë arrestuar një kosovar i moshës 66 vjeç banues në Kosovë me kërkesë të Interpolit, shkruan Gazeta Blic.Siaps policisë së Shqipërisë i arrestuari është T.P, banues në Kosovë.Ai kërkohet nga organet e ndjekjes së Çekisë për disa vepra penale.

Njoftimi i plotë:
Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Çekisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve”.
Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Tush Pali, 66 vjeç, banues në Kosovë.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Praga, pasi Gjykata e Plzen Çeki e ka dënuar me 1 vit, 5 muaj e 21 ditë burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Çekisë.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin në shtetin e Çekisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here