Gjatë ditës së djeshme, Nisma Socialdemokrate në Prizren ka mbajtur Kuvendin e dytë zgjedhor të saj, me ç’rast ka zgjedhur strukturat e reja udhëheqêse, Këshillin Drejtues të Degës si dhe Kryesinë e re
Në mënyrë unanime nga të gjithë të pranishmit është rizgjedhur kryetar i Nisma Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha. I pranishëm ishte edhe kryetari i kësaj partie Fatmir Limaj, i cili tha se Prizreni është shtyllë e suksesit të Nismës.
Ky është postimi i plotë i Zafir Berishës:
Të nderuar miq,
Të respektuar nismëtar dhe struktura të degës së Nisma Socialdemokrate në Prizren.
Besimi që mu dha sot në Kuvendin e ll zgjedher, që të udhëheqi degën e Nisma-s edhe për një mandat, nuk është për mua një privilegjë, por një përgjegjësi!
Kemi shumë sfida përpara, që nuk janë vetëm sfida partiake, por janë sfida për të gjithë qytetarët, e që në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë njerzit e vullnetit të mirë do të angazhohemi që t’i kthejm dinjitetin dhe besimin për një jetë më të mirë, duke u ndije krenar me qytetin e Prizrenit dhe Kosovën.
Zafa