Home LAJME FSSHK fton punëtorët shëndetësorë të vaksinuar në Kukës, që dozën e dytë ta marrin në Prishtinë me 24 maj

FSSHK fton punëtorët shëndetësorë të vaksinuar në Kukës, që dozën e dytë ta marrin në Prishtinë me 24 maj

0
FSSHK fton punëtorët shëndetësorë të vaksinuar në Kukës, që dozën e dytë ta marrin në Prishtinë me 24 maj

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, ka bërë të ditur se të gjithë punëtorët shëndetësorë të cilët janë vaksinuar në Kukës me datë 20 dhe 21 mars të këtij viti duhet të paraqitën me datë 24 maj në sallën “1 Tetori” në Prishtinë duke filluar nga ora 12:30 për ta marrë dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca.

Sipas FSSHK-së, të gjithë punëtorët shëndetësor duhet të kenë me vete kartelën e verifikim të marrjes së dozës së parë në Kukës, në mënyrë që të futen në sistemin e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

“Ndërsa ata të cilët e kanë marrë me datë 27 Mars 2021 do të njoftohen me kohë”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here