Home LAJME Osmani për Masakrën e Dubravës: Përkushtimi ynë mbetet që drejtësia ta thotë fjalën e vet

Osmani për Masakrën e Dubravës: Përkushtimi ynë mbetet që drejtësia ta thotë fjalën e vet

0
Osmani për Masakrën e Dubravës: Përkushtimi ynë mbetet që drejtësia ta thotë fjalën e vet

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 22-vjetorin e Masakrës së Dubavës, që ishte kryer nga forcat serbe më 1999, gjatë periudhës 19-23 maj.

Osmani ka shkruar se Masakra e Dubravës është njëra ndër dëshmitë rrëqethëse të krimeve nga regjimi gjenocidal serb që ende s’ka marrë përgjigje nga instancat e drejtësisë.

“Një kallëzim penal nga Shoqata e të Burgosurve Politik i bërë vite më parë ende nuk ka epilog. Përkushtim i yni mbetet që dëshmitë e të mbijetuarve për këtë krim të mund të adresohen dhe drejtësia ta thotë fjalën e vetë, si një parakusht për paqe të qëndrueshme”, thuhet në shkrimin e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here