Një person ka marrë lëndime të rënda trupore nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Savrovë të Suharekës.
Aksidenti ka ndodhur ndërmjet një automjeti dhe një kamioni, ndërsa i lënduari po trajtohet në QKUK.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Aksidenti ka ndodhur në fshatin Savrovë të komunës së Suharekës. Rreth orës 07:52 kemi pranuar informacionin se aksidenti është ndërmjet një automjeti dhe një kamioni. Si pasojë e këtij aksidenti një person ka marrë lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në Emergjencë të QKUK-së”.
Fillimisht viktima është dërguar në mjekësinë familjare të Suharekës, por më pas është dërguar për në Prishtinë.
Policia po vazhdon hetimet lidhur me këtë aksident.