Home LAJME Rinia e PDK-së akuzon tri qeveritë e fundit për punë joadekuate në arsim

Rinia e PDK-së akuzon tri qeveritë e fundit për punë joadekuate në arsim

0
Rinia e PDK-së akuzon tri qeveritë e fundit për punë joadekuate në arsim

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës ka shprehur shqetësimin lidhur me rastet e shpeshta të raportuara të dhunës fizike, ngacmimeve dhe sulmeve seksuale, bullizmit dhe stigmatizimit të nxënësve në shkolla.

Nënkryetarja e RPDK-së, Jona Arifi, ka drejtuar gishtin kah tre qeveritë e fundit që janë ndërruar në Kosovë që nuk kanë bërë asgjë adekuate për sigurimin e mësimit adekuat.

“Mungesa e ambienteve të përshtatshme për nxënësit dhe paraqitja e këtyre rasteve ndikojnë jo vetëm në cilësinë e arsimit, por edhe në zhvillimin dhe mirëqenien mentale dhe social të nxënësve”, ka thënë Arifi në konferencë për media.

“Nevoja për psikologë të kualifikuar në çdo shkollë të Kosovës është urgjente dhe kërkojmë nga qeveria qe të ndërmarrë masa të menjëhershme për ta realizuar këtë kërkesë, që para së gjithash vjen nga nxënësit dhe prindërit e tyre”.

“Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës bën thirrje për qasje pro aktive, për politika të menaxhimit të shkollave që krijojnë mjedise miqësore të sigurta dhe jopërjashtuese për të gjithë nxënësit”, ka shtuar ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here