Home LAJME Vitia me një takim virtual me homologun norvegjez, u dakorduan të ngrisin nivelin e bashkëpunimit

Vitia me një takim virtual me homologun norvegjez, u dakorduan të ngrisin nivelin e bashkëpunimit

0
Vitia me një takim virtual me homologun norvegjez, u dakorduan të ngrisin nivelin e bashkëpunimit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitian sot ka zhvilluar një takim virtual me homologun e tij të Norvegjisë, Bent Høie me të cilin u dakorduan që të ngrisin nivelin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

Përmes një postimi në Facebook thuhet se Vitia e ka falënderuar homologun e tij norvegjez për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndihmën e çmuar për sektorin e Shëndetësisë me theks të veçantë në përballjen me COVID-19./Front Online

Njoftimi i plotë:

Sot, Ministri Vitia realizoi një takim virtual me Ministrin e Shëndetësisë së Norvegjisë, z. Bent Høie.
Z. Høie fillimisht e uroj ministrin Vitia për marrjen e detyrës dhe e uroj për punë të mbarë në menaxhimin e pandemisë.
Ministri Vita e falënderoj z. Høie për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndihmën e çmuar të Norvegjisë për sektorin e Shëndetësisë me theks të veçantë në përballjen me COVID-19.
Për fund, ministri Vitia shtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e saj janë të përkushtuar ndaj vlerave dhe normave evropiane dhe u dakorduan të ngrisin nivelin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here