Home LAJME Çitaku i reagon Kurtit: Mos bëj lojëra pa shije

Çitaku i reagon Kurtit: Mos bëj lojëra pa shije

0
Çitaku i reagon Kurtit: Mos bëj lojëra pa shije

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku i ka reaguar sërish kryeministrit Kurti lidhur me deklaratën e tij për hyrjen e FSK-së në veri në bazë të pajtueshmërisë së arritur me NATO-n, e arritur në kohën sa kryeministër ishte Hashim Thaçi, e të cilën Kurti tha se e ka çuar në prokurori.

Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se e njëjta nuk është marrëveshje, por është zotim i njëanshëm i qeverisë së Kosovës.

Ajo i ka bërë thirrje Kurtit që nëse mendon se është tradhëti, të tërhiqet nga zotimi, e jo të bëj siç i quan ajo “lojëra pa shije”.

Postimi i plotë:

Jo Kryeministër, nuk është marrëveshje. Është zotim i njëanshëm i Qeverisë së Kosovës.

Tërhiqu nëse mendon se është bërë tradhëti. Ose leje mos bë lojra pa shije.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here