Kaltërsia dhe qetësia e valëve konsiderohet ilaç për shpirtin dhe trurin e shumë kujt. Ndëra ato të Detit Adriatik që janë afër Gjirit të Vlorës ngërthejnë në vete mistere të shumta, që do të mbesin përherë të pazbuluara.
Por, nga njerëzit janë duke u dalluar bukuritë natyrore që janë afër këtij deti. Ishulli i Sazanit dhe Gadishulli i Karaburunit janë dy pikat që vizitohen për vjet me radhë nga turistë të shumtë, si të huaj por edhe shqiptarë.
Toka e vetme që konsiderohet si ishulli më i madh i Shqipërisë është Sazani, i cili pos gjelbërimit dhe shkëmbinjve që ka, dikur përdorej si bazë ushtarake gjatë pjesës së parë të viteve të 90-ta.
Kurioziteti shtohet edhe më shumë me Shpellën e Haxhi Alisë, e cila përherë nuk braktiset nga njerëzit për shkak të historisë së saj të lashtë.
Kushdo që kalon në këto pjesë apo përgjatë tyre me anije mbeten çdo herë të mahnitur si dhe me dëshirën për t’i parë sërish këto vende.
Disa pushues nga Kosova që ishin në ditën e parë të hapjes zyrtare të sezonit veror në Vlorë thanë se janë të jashtëzakonisht të kënaqur nga pritja që ju bëhet në këtë vend si dhe nga vizita në Sazan dhe Karaburun.
Kryetari i kësaj Bashkie, Dritan Leli, ka thënë se janë bërë gati për të filluar këtë sezon turistike dhe i mirëpresin të gjithë ata që janë të interesuar.
Ai ka thënë se do të respektohen edhe masat anti COVID-19 si në hotele por edhe në të gjitha pjesët e qytetit.
Ndërsa të gjitha këto që u përmendën më lartë për qytetin historik mund t’i gjeni në platformën online Trip to Albania, e cila do të jetë aktive nga fillimi i qershorit.
Aty do t”i gjeni të gjitha vendet që duhet vizituar në të gjitha pjesët e Shqipërisë si dhe do të keni informacione rreth hoteleve që janë në dispozicion dhe që mund t’i zgjidhni.
Me përfundimin e vizitës së Gjirit të Vlorës, destinacioni i fundit dhe i pari i vizitorëve është porti i këtij qyteti, ku në fund të gjitha anijet vijnë dhe qytetarët vazhdojnë rrugëtimin e tyre për në qytet.