Disa punëtorë të KRU ” Hidroregjioni jugor” në Prizren, gjatë angazhimeve të ditës së sotme tek vendburimet ” 40 bunarët” kanë hasur në një kaproll të bllokuar në një nga pusetat e këtyre vendburimeve, duke e shpëtuar atë nga më e keqja.
Ky informacion është bërë publik në facebook nga drejtori i Inspektorateve në Prizren, Edon Muçaj dhe zyrtari i kompanisë, Fatbardh Kryeziu.
Postimi i plotë:
Miku im Bardhi sot më njoftoi që me stafin e Hidroregjionit Jugor kishin arritur të shpëtonin një drer i cili kishte ngelur në një nga pusetat tek 40 bunarët. Menjëherë njoftuam organet kompetente dhe dolëm në vendngjarje me ç’rast drerin dorzuam tek Shoqata e Gjahtarëve “Sharri”, të cilët morrën përsipër mjekimin e tij deri nesër ku më pas mjekët veterinar do të rekomandojnë për të e lëshuar në natyrë apo jo!