Home LAJME Edhe Pendarovski kundërshton idenë e ndryshimit të kufijve në rajon

Edhe Pendarovski kundërshton idenë e ndryshimit të kufijve në rajon

0
Edhe Pendarovski kundërshton idenë e ndryshimit të kufijve në rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ciklin e takimeve me disa nga presidentët e rajonit në kuadër të Samitit Brdo-Brijuni në Slloveni e ka përmbyllur me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Sipas njoftimit për media, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të dy shteteve fqinje janë vlerësuar të mira, ndërkohë që të dy presidentët janë angazhuar për thellimin e mëtejmë të tyre, sidomos në sferën e shkëmbimit tregtar e ekonomik, arsimit, kulturës e turizmit.

Presidenca njofton se në këtë takim është bërë e ditur se në kuadër të bashkëpunimit ndërshtetëror, së shpejti do të mbahet një takim i përbashkët i Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.

Pendarovski e ka njoftuar Osmanin se shteti i tij do ta rrisë prezencën në kuadër të trupave të KFOR-it, teksa i ka dhënë mbështetje liberalizimit të vizave, rrugës evropiane të Kosovës si dhe anëtarësimit në NATO.

Osmani dhe Pendarovski kanë kundërshtuar idenë e ndryshimit të kufijve në rajon, duke theksuar se rajonit i nevojitet stabilitet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here