Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se programi i Qeverisë Kurti nuk i ngjason një programi qeverisës.
Ai ka thënë se nuk ka logjikë të hiqen paratë për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë.
“Nuk është punë e mundimshme me e marrë këtë plan dhe me iu vendosë detyrave afate kohore, kosto dhe matje. Nuk mund ta shohim diferencën prej gjendjes që e ke marrë vendin në gjendjen që do ta sjellësh nëse nuk ka matje. Nuk ka logjikë t’i hiqen paret rrugës Deçani-Plavë. Është e dhimbshme me marrë vesh malësorët e Malit të Zi, që Qeveria sot që ka kryeministër një shqiptar me origjinë të Malit të Zi me ua heqë paret e rrugës”, ka thënë ai.