Me pandemi ose pa pandemi, bota nuk do të qëndrojë kurrë në vend. Dhe kjo duket më e qartë në Islandë, ku një vullkan është zgjuar nga gjumi pas 6,000 vjetësh. Shkëlqimi nga llava e nxehtë që del nga vullkani Fagradalsfjall mund të shihet nga periferia e kryeqytetit të Islandës, Reykjavík, që ndodhet 32 kilometra larg. Vetë Fagradalsfjall përbëhet nga fjalët Islandeze; “mali i luginës së bukur”.
Miguel Angel Morenatti, një fotograf i pavarur për “The Associated Press” solli udhëtimin e tij në vendin ishull të Atlantikut të Veriut kur dëgjoi për shpërthimin në 19 Mars.
“Si fotograf peisazhi, Islanda është një parajsë,” tha ai.
Me hapjen e udhëtimeve ndërkombëtare gjithnjë e më shumë, njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë një udhëtim në këtë vend për t’u mrekulluar në shfaqjen vullkanike.
Me pandeminë e koronavirusit që vazhdon ende në shumë pjesë të botës, Islanda ka rregulla të rrepta për ata që mund të hyjë në vend. Në vendim me një popullsi prej rreth 400,000 banorësh, është thelbësor vaksinimi i plotë./A2CNN