Home LAJME Haradinaj: Reflektimi i Kurtit për UÇK-në duhet të kuptohet drejtë

Haradinaj: Reflektimi i Kurtit për UÇK-në duhet të kuptohet drejtë

0
Haradinaj: Reflektimi i Kurtit për UÇK-në duhet të kuptohet drejtë

Shefi i Grupit Parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se duhet të kuptohet drejtë reflektimi i Albin Kurtit, në raport me luftën e UÇK-së.

Këto komente Haradinaj i bëri përmes një statusi në Facebook, ku ndër të tjerash ka shtuar se UÇK-ja ishte populli, e populli ishte UÇK.

Ja postimi i plotë i tij:

“Reflektimi i Kurtit në raport me luftën e UÇK-së, duhet kuptuar drejt, sado që dikujt nuk i pëlqen, mendoj se kjo është edhe e vërteta e luftës sonë për liri, pra UÇK ishte populli e populli ishte UÇK. Mediat që po i japin hapësirë të shtuar sakrificës së popullit tonë, dhe krimeve serbe të kryera mbi ne, meritojnë një respekt të madh”, ka shkruar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here