Home RAJONI DHE BOTA Shifra të larta të të vdekurve nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Shifra të larta të të vdekurve nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

0
Shifra të larta të të vdekurve nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në orët e fundit kanë humbur jetën 13 persona si pasojë e infektimit nga epidemia e COVID-19.Ministria e shëndetësisë ka bërë publike shifrat, ndërsa shton se në 24 orët e fundit janë kryer 4196 teste të dyshuara, prej të cilave 112 qytetarë janë konfirmuar të infektuar me coronavirus.

Një tregues tjetër, i cili shihet me shpresë nga autoritetet është numri i pacientëve të shëruarve. Sipas të dhënave, numrit total të atyre që kanë mposhtur coronavirusin i janë shtuar në orë e fundit edhe 2179 pacientë të rinj.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë bërë 753.923 testime në vend dhe shteti fqinj ka njohur një rritje të shpejtë të numrit të viktimave nga COVID-19.Në Maqedoninë e Veriut në më shumë se një vit epidemi kanë humbur jetën 5.197 pacientë, ku shumica prej tyre siç bëjnë me dije institucionet shëndetësorekanë qenë sëmundje bashkëshoqëruese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here