Home LAJME Policia e rajonit të Prizrenit me aktivitete për zbatimin e masave anti-covid

Policia e rajonit të Prizrenit me aktivitete për zbatimin e masave anti-covid

0
Policia e rajonit të Prizrenit me aktivitete për zbatimin e masave anti-covid

Zyra për informim e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren njofton përmes një komunikate se, aktiviteti i policisë në rajonin e Prizrenit është duke vazhduar në zbatim të Vendimit të Qeverisë Nr.01/07 për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Njësitë patrullues nga të gjitha stacionet e DRP Prizren, janë duke kryer aktivitete të rregullta në parandalimin e shkeljeve dhe zbatimin e rregullave të kërkuara sipas udhëzimit. Zyrtarët policor janë vazhdimisht në kontakt më qytetarët duke ju ofruar shërbime,përmes kontaktit të drejtpërdrejt dhe në ngritje e pikave të kontrollit.

Aktualisht zyrtarët policor janë duke monitoruar lëvizjet e qytetarëve në sheshe, qendra tregtare, tregje, Qendrat Kryezore të Mjekësisë Familjare në rajonin e Prizrenit, ku sot ka filluar vaksinimi i qytetarëve ne rajonin e Prizreni dhe ne bazë te kontakteve me zyrtaret e këtyre qendrave deri me tani çdo gjë është ne rregull dhe është duke u zhvilluar sipas rekomandimeve të IKSHPK-se dhe vendimeve të qeverisë së Republikës se Kosovës, thuhet në fund të kësaj komunikate.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here