Home RAJONI DHE BOTA Gjermania për dy ditë administroi afro 1.4 milion doza vaksinash

Gjermania për dy ditë administroi afro 1.4 milion doza vaksinash

0
Gjermania për dy ditë administroi afro 1.4 milion doza vaksinash
ABD0056_20201227 - WIEN - ÖSTERREICH: Vorbereitung der Impf-Spritze gegen den Coronavirus am Sonntag, 27. Dezember 2020, im Rahmen eines Medientermins anl. des Starts der Impfungen in einer Covid-Station des Kaiser-Franz-Josef-Spitals in Wien. - FOTO: APA/GEORG HOCHMUTH

Mesatarja e rasteve të infektimit me koronavirus në Gjermani ka rënë në pikën më të ulët në dy muajt e fundit, dy ditë pasi që vendi ka vendosur rekord në vaksinimin e qytetarëve të saj brenda një dite.

Mesatarja e të infektuarve në 100 mijë banorë ka rënë në 96.5 – për herë të parë që prej muajit mars, kur shifra shkonte mbi 100 të infektuar në 100 mijë banorë.

Në të njëjtën kohë, fushata e vaksinimit në Gjermani, e cila ishte kritikuar në muajt e fundit, ka vazhduar të përshpejtohet.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka bërë të ditur se vetëm të mërkurën janë administruar 1.35 milionë vaksina, ndërkaq një ditë më vonë edhe 408 mijë të tjera.

Deri më tani, në Gjermani me nga një dozë janë vaksinuar 29.9 milionë qytetarë, apo 35.9 për qind e popullsisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here