Home VENDI “Hidroregjioni Jugor”, me një njoftim të rëndësishëm për banorët e fshatit Reshtan dhe Semetisht

“Hidroregjioni Jugor”, me një njoftim të rëndësishëm për banorët e fshatit Reshtan dhe Semetisht

0
“Hidroregjioni Jugor”, me një njoftim të rëndësishëm për banorët e fshatit Reshtan dhe Semetisht

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”  njësia e Suharekës njofton konsumatorët se, banorët e fshatit Reshtan në zonën nga ura për Semetisht deri tek ura e autostradës në të cilën pjësë është zëvendësuar rrjeti i ujësjellësit se nga data 17.05.2021 do të ndërpritet uji në sistemin e vjetër dhe do të kaloj në sistemin e ri.
Punëkryesi është i obliguar që konsumatorët të cilët kanë qenë duke u furnizuar me ujë dhe kanë fatura nga K.R.U”Hidroregjioni Jugor”Sh.A të bëjë edhe lidhjen nga ujëmatësi deri te gypi kyçjes .

Punëkryesi do të mundohet që këto lidhje ti bëjë në kohë sa më të shpejtë brenda 2-3 ditëve.

Lidhjet e reja të cilat deri më tani nuk kanë qenë duke u furnizuar me ujë, punëkryesi nuk ka për obligimi të punoj mbrapa pusetës së ujëmatësit.

Pas pranimit teknik të këtij projekti kyçjet e reja në rrejtin e ri do të realizohen sipas rregulloreve në fuqi të K.R.U”Hidroregjioni Jugor”Sh. edhe për ata konsumatorë të cilët kanë qenë të kyqur në rrjetin e vjetër, mirëpo për arsye të ndryshme tani nuk janë kyçur.

Sçarim,

Konsumatorët të cilët janë të regjistruar në databazë të K.R.U”Hidroregjioni Jugor” Sh.A dhe të cilët për arsye të ndryshme tani me sistem të ri nuk janë kyçur duhet vet të lajmrohen në zyret e Kompanisë t’i kryen obigimet e mbetura, në të kundërtën fatura me tarifë fikse do të iu vazhdoj, thuhet në njoftim

Kërkojmë mirëkuptim nga ana juaj.

Suharekë, 14.05.2021

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here