Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas tollovisë që është krijuar sot te salla “1 tetori” në Prishtinë.
Mushkolaj përmes një shkrimi në Facebook ka publikuar foto nga vendi i ngjarjes ku shihen duke pritur në radhë për vaksinim shumë pensionistë.
Ai ka thënë se krejt kjo ngjarje është pasqyra e shtetit, e se menaxhimi është “për marre”.
Mushkolaj është në mesin e personave që kanë kritikuar ashpër menaxhimin me vaksinim në Kosovë.