Besimtarët e fesë islame të Kosovës po festojnë sot Fitër Bajramin, pas përfundimit të Muajit të madhëruar të Ramazanit.
Manifestimi qendror u bajt në xhaminë Gazi Mehmed Pashës, apo xhamia e ‘Bajraklisë’ në Prizren.
Edhe këtë vit për shkak të epidemisë së Covid-19, festa e Fitër Bajramit do të jetë e kufizuar.
Kujtojmë se gjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit, Komuniteti Myslyman përmes shoqatave të ndryshme që funksionojnë në Prizren dhe përmes Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, kanë ndihmuar familjet në nevojë me ushqime dhe me iftarë të shumtë në këtë komunë dhe në zonën e Kukësit.
Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.