Në vazhdimësi flitet e bëhen kampanja për vetëdijësimin e qytetarëve për mos hedhje të mbeturinave në vende të pacaktuara.
Mirëpo jo gjithherë ato kanë efektin e vet, e madje ka edhe raste më të rënda kur deponi të mbeturinave të grumbulluara gjithandej qyteteve ndodhen fare pranë vendbanimeve.
Një rast të tillë e kemi në Prizren, kur një depo e mbeturinave ndodhet në lagjen “Bajram Curri”
Siç tregojnë qytetarët, ata kanë bërë kërkesë që kjo deponi e cila ndodhet afër tri shkollave dhe ambulancës të pastrohet, por se një kërkesë e tillë ka hasur në vesh të shurdhër.
Në video shihet grumbulli i mbeturinave në një pjesë të madhe të një toke.