Home RAJONI DHE BOTA Turqia zotohet se do t’i mbrojë palestinezët

Turqia zotohet se do t’i mbrojë palestinezët

0
Turqia zotohet se do t’i mbrojë palestinezët

Turqia do t’i mbrojë të drejtat e palestinezëve dhe do të qëndrojë në krah me ta, tha të martën drejtori turk i Komunikimeve, Fahrettin Altun.

Duke iu referuar sulmeve të Izraelit ndaj palestinezëve dhe në xhaminë Al-Aqsa, Altun publikoi një shkrim në Twitter me fotografi të palestinezëve dhe xhamisë Al-Aqsa.

“Imagjinoni një shtet që vjedh dhe pushton tokë. Imagjinoni civilë të pafajshëm që u mohohen të drejtat themelore të njeriut. Imagjinoni gra, fëmijë dhe të moshuar që frikësohen përditë. Imagjinojeni dinjitetin njerëzor të një populli të shkelur”, shkroi zyrtari i lartë turk.

“Imagjinoni një proces të paqes që rezulton vetëm në thellimin e pushtimit. Imagjinoni njerëz nën pushtim në Paris që as zgjedhje nuk mund të mbajnë. Imagjinoni njerëz në Londër që u mohohen të drejtat civile dhe liria e lëvizjes”, shtoi ai, shkruan Anadolu.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here