Dy fëmijë të mitur kanë vdekur nga një aksident rrugor në fshatin Carralevë të Shtimes gjatë së dielës në orën 16:12. Policia njofton se vetura ishte duke lëvizur në rrugën Shtime-Prizren ndërsa duke mos e përshtatur shpejtësinë, ka humbur kontrollin dhe ka goditur këmbësorët.
“Si pasojë e këtij aksidenti të komunikacionit, fillimisht lëndime të rënda trupore marrin dy këmbësorët, të cilët pasi marrin ndihmën e pare mjekësore në QKMF-Shtime, dërgohen në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Më pas, të dy këmbësorët nuk kanë mundur t’i mbijetojnë lëndimeve të rënda trupore dhe kanë ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, drejtuesi i veturës , V.M është ndaluar për 48 orë .
“Njësia rajonale e komunikacionit rrugor e drejtorisë rajonale të Policisë në Ferizaj , i ka marrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me këtë rast”, thuhet në njoftim.