“Nuk mundemi me i mbush ambasadat sikur nuk mundemi me i mbush as ministritë me kushërinj. Kushërinjtë janë për te shtëpia, familja është te shtëpia. Kur të bahet ministër dikush, a zëvendësministër, deputet a kryeministër duhet me u bë vetëm ai person, jo me shku me krejt fisin aty.
Fisi është për dasmë, për gazmend privat, s’ka dasma nëpër ministria”, k y ishte premtimi që e bëri gjatë fushatës elektorale Albin Kurti.Por si duket shumë shpejt ky premtim i Kurti u zbeh dhe institucionet po fillojnë të ‘mbyshen’ me militantë të partisë dhe familjarë.Rasti i fundit është ai i ndodhur dje në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka emëruar shtatë anëtarët e Këshillit Drejtues, e ku rezulton se disa prej tyre janë përkrahës dhe familjarë të njerëzve brenda VV-së.Megjithatë nga Ministria e Kulturës kanë heshtur në lidhje me këto emërime.Gazeta Blic ka dërguar provuar që të kontaktoj me ministrin, Hajrullah Çeku dhe me zyrtarëvtë Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit në lidhje me këto emërime, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.
Shkurte Aliu, njëra prej anëtarëve të emëruara dje, është motra e deputetit të VV-së, Luan Aliu.
Përkrahës gjithashtu i Kryeministrit Kurti duket se është edhe anëtari tjetër i zgjedhur i Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar, aktori Armend Smajli.