Home LAJME Abdixhiku takohet me djalin e Fehmi Aganit

Abdixhiku takohet me djalin e Fehmi Aganit

0
Abdixhiku takohet me djalin e Fehmi Aganit

Në 22 vjetorin e vrasjes së nënkryetarit të LDK-së, Fehmi Aganit, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar sot me djalin e tij, Mentorin.

Abdixhiku ka thënë se nga Mentori ka mësuar për anën tjetër të Aganit, atë të përditshmërisë.

“Profesor Agani i dha frymë formimit tonë ideologjik, politik e shtetëror. Prandaj dhe u vra si hakmarrje e dëmtim ndaj shtyllës sonë intelektuale e udhëheqëse për shtetësi.

Si pjesë e gjeneratës së artë të Lirisë, Pavarësisë e Demokracisë, ai ka motivuar mendjet e tashme e do t’i motivojë edhe ato të ardhshme. Rruga intelektuale dhe politike e tij mbetet udhërrëfim e mision i pashterrshëm për ne në LDK”, ka shkruar Abdixhiku./Front Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here