Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj në profilin e tij në facebook ka njoftuar se si rezultat i performancës së mirë granti tjeter është 216,308.61 euro nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për komunën e Suharekës, raporton TV Prizreni.
Ky është postimi i plotë:
Mirëmëngjes 😊
216,308.61 euro është vlera tjetër të cilën Komuna e Suharekës e ka përfituar si rezultat i Grantit të Performancës.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal së bashku me projektin DEMOS kanë përmbyllur procesin e vlerësimit për Grantin e Performancës Komunale (GPK) për vitin 2021 që bashkëfinancohet nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedia dhe Norvegjia.
Puna vazhdon në shërbim të qytetarëve. ✅👌
Bali Muharremaj