Nisma Socialdemokrate dega në Prizren, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se aktivitetet e kësaj partie nga sot e tutje do ta vazhdojnë në zyrat e reja.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë, antëar e simpatizant të NISMA Socialdemokrate, nga sot aktivitetin në Prizren do ta vazhdojmë në zyrat e NISMA-s që gjenden në rrugën “Besnik Muqaj” afër Gjimnazit “Remzi Ademaj”!
Aktiviteti ynë dhe përpjekjet për t’i rikthyer Prizrenit shpresën për një jetë më të mirë, nuk mund të na vështirësojë askush, e më së paku ata që janë zhytur në krim të organizuar dhe korrupsion, të cilët dështimin në qeverisjen e Prizrenit mundohen ta fshehin duke u thirrë në ligjin të cilin e shkelin çdo ditë!
Zyra për Informim,
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.