Një fëmijë katër vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin e fshatit Blaç të Dragashit.
Lajmin e ka bërë të ditur për TV Prizrenin, zëdhënësi i DRP-së në Prizren, Shaban Osmanollaj.
- Reklama -
“Rreth orës 20:02 minuta Policia është informuar se një fëmijë 4 vjeçar është gjetur në lumin e fshatit Blaç pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku i fshatit. Në vendin e ngjarjes tanimë kanë dalë hetuesit dhe forenzika”.
Osmanollaj ka thënë sipas informacioneve të para 4-vjeçarja ka rënë në lum derisa ishte duke lozur me fëmijët tjerë. Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i viktimës është dërguar për autopsi në IML.
- Reklama -