Home LAJME Çfarë na tregon historia për rritjen ekonomike pas pandemive?

Çfarë na tregon historia për rritjen ekonomike pas pandemive?

0
Çfarë na tregon historia për rritjen ekonomike pas pandemive?

Në fillim të viteve 1830, pandemia e kolerës e kishte goditur Francën. Brenda një muaji, kjo sëmundje “zhduki” gati 3 për qind të parisienëve dhe spitalet ishin të mbingarkuara me pacientë nga sëmundjet që mjekët nuk mund t’i shpjegonin.

Fundi i murtajës nxiti një rritje ekonomike, nisur me Francën dhe ndjekur nga revolucioni industrial në Britani të Madhe.

Por siç dihet, kushdo që ka lexuar romanin “Të mjerët” e Viktor Hygos, pandemia gjithashtu kontribuoi në nxitjen e një lloj tjetër revolucioni.

Të varfrit e qytetit, që ishin më të goditur nga sëmundja u rebeluan kundër të pasurve, të cilët kishin ikur nga shtëpitë e tyre, për të shmangur kryengritjen.

Pas kësaj, Franca për vite të tëra vazhdoi të kishte paqëndrueshmëri politike.

Sot, kur pandemia COVID-19 po përhapet nëpër vendet e varfra, në anën tjetër vendet e pasura janë në pragun e një rritje post-pandemike.

Shumë analistë vlerësojnë se ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet të rritet me rreth 7 për qind për vitin 2021, afërsisht 5 pikë përqindje më shumë se rritja para-pandemisë që ishte pak më shumë se 2 për qind.

Analiza e The Economist, përcjell Telegrafi, për Prodhimin e Brendshëm Bruto për shtatë ekonomitë më të zhvilluara të botës sugjeron që një rritje e sinkronizuar është e rrallë. Nuk ka ndodhur që nga rritje ekonomike e viteve 1950.

Situata është aq e panjohur saqë ekonomistët po i kthehen historisë për të kuptuar se çfarë po ndodh.

Të dhënat sugjerojnë që pas ndërprerjeve të gjata jo-financiare siç janë luftërat dhe pandemitë, PBB-ja ka tendencë të bie.

Kjo na nxjerr tri mësime.

Së pari, derisa njerëzit janë të etur të dalin dhe të shpenzojnë, pasiguria vazhdon të mbetet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here