Në fundjavë mbetet mot shumë i ngrohtë, me vransira të shtunën, e më shumë diell ditën e diel.
Priten mundësi edhe për reshje të dobëta lokale shiu.
Ditëve të para të javës së parë të muajit maj, do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vransira dhe diell, e ditën e martë mund të priten edhe reshje lokale shiu me bubullima. Temperaturat pësojnë një rënie.
Nga dita e mërkurë, më shumë diell dhe ngrohtë.Koncentrimi i pluhurit saharian, në ditët e fundjavës pritet të arrijë kulminacionin, që mund të ndikoj në përkeqësim të cilësisë së ajrit, ku indeksi kohëpaskohe mund të kalojë edhe në vlera të dobët. Por, në përgjithësi mbetet përreth vlerave mesatare dhe të pranueshme. Nga e hëna pritet përmirësim i cilësisë së ajrit, e indeksi do të luhatet brenda vlerave të mira dhe të pranueshme.
1.05 – Shumë ngrohtë, kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje, me mundësi për reshje lokale shiu.
2.05 – Mbetet ngrohtë. Pjesërisht vranët, me më shumë diell dhe erë gjatë ditës. Përreth viseve malore, mundësi për reshje lokale shiu.
3.05 – Kryesisht me vransira, gjatë ditës me intervale me diell.
4.05 – Pjesërisht vranët. Pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima.
5.05 – Pas mëngjesit më të freskët, ditën ngrohtë kryesisht me diell.Temperaturat minimale do të luhaten nga 1C deri 14C, e deri ditën e mërkurë zbresin edhe në 5C, ndërsa maksimalet zbresin nga 26C ditëve të fundjavës, në 18C ditën e martë.Do të fryj erë mesatare dhe e fuqishme nga jugu-jugperëndimi 5-17m/s, të dielen me hove edhe deri në 20m/s (72km/h).
Shtypja atmosferike në përgjithësi luhatet përreth vlerave normale.