Home LAJME Haradinaj: Refuzimi i Kurtit për takimin e 11 majit është i drejtë

Haradinaj: Refuzimi i Kurtit për takimin e 11 majit është i drejtë

0
Haradinaj: Refuzimi i Kurtit për takimin e 11 majit është i drejtë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka dalë në krah kryeministrit të vendit, Albin Kurtit i cili refuzoi pjesëmarrjen në takimin e 11 majit në Bruksel me palën serbe.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se refuzimi i Kurtit për këtë ishte i drejtë

Ai ka thënë se takimi ishte caktuar nga Borrell pa konsultim me palën kosovare.

Postimi i plotë:

Refuzimi i Kryeministrit Kurti të takimit të 11 majit është i drejtë.

Ai takim ishte caktuar nga Borell e Vuçiq pa konsultim me palën kosovare. Takimet e formatit të tillë, duhet paraprakisht të dakordohen me institucionet e Kosovës.

Praktika e dakordimit Bruksel – Beograd, duke nxjerrë Kosovën para aktit të kryer, nuk do të pranohet asnjëherë nga Kosova.

Refuzimi i Kryeministrit Kurti të takimit të 11 majit është i drejtë.

Ai takim ishte caktuar nga Borell e Vuçiq pa…

Posted by Ramush Haradinaj on E enjte, 29 April 2021

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here