Faqja zyrtare e komunës së Prizrenit, njofton se, Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural fton të gjithë fermerët e Komunës së Prizrenit që veprojnë në sektorin e perimekulturës, që të aplikojnë në thirrjen publike për përfitim në kuadër të projektit “Ngritja e serrave me participim”.
Sipas këtij projekti, do të ngriten gjithsej 35 serra tip “tunel” nga polietileni me sipërfaqe prej 240 m2 dhe 14 serra tip “bllok” nga polietileni me sipërfaqe prej 500m2.
Kriteret që duhet t’i plotësojnë aplikuesit, si dhe dokumentet e nevojshme për aplikim, mund t’i gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/…/Ngritja-e-serave-me-participim…
Kjo thirrje publike për aplikim mbetet e hapur nga data 05.05.2021 deri më 20.05.2021
Dokumentacioni i kërkuar duhet të dorëzohet në sportelin e kërkesave në objektin e Administratës Komunale, në Qendrën për Shërbime të Integruara (One Stop Shop), thuhet në fund të këtij njoftimi.