Home LAJME NATO mbështet rifillimin e dialogut, Stoltenberg: Është e vetmja rrugë për një zgjidhje të qëndrueshme politike

NATO mbështet rifillimin e dialogut, Stoltenberg: Është e vetmja rrugë për një zgjidhje të qëndrueshme politike

0
NATO mbështet rifillimin e dialogut, Stoltenberg: Është e vetmja rrugë për një zgjidhje të qëndrueshme politike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot në Bruksel, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pas takimit Kurti ka shkruar në Twitter se prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe ofrimin e sigurisë.

“NATO është aleanca më e madhe e sigurisë që bota ka parë ndonjëherë. Me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg theksova se prania e saj në Kosovës është e domosdoshme në ruajtjen e paqes dhe ofrimin e sigurisë, si dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO, e bënë Evropën dhe rajonin më të sigurt”, ka shkruar Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here