Home SPORT FFK-ja konfirmon miqësoret me Komorosin dhe Gambinë

FFK-ja konfirmon miqësoret me Komorosin dhe Gambinë

0
FFK-ja konfirmon miqësoret me Komorosin dhe Gambinë

Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar të martën se përfaqësuesja e Kosovës në qershor do t’i luaj katër ndeshje miqësore.

Përfaqësuesja A më 1 qershor luan me San Marinon, ndërsa më 4 qershor takohet me Kazakistanin.

Këto dy ndeshje do të luhen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndërkohë dy ndeshje tjera të Kosovës janë në një kamp përgatitor në Antalya të Turqisë. Kundërshtarë do të jenë përfaqësuesja e Komorosit dhe ajo e Gambisë. Janë këto dy përfaqësuese afrikane. Por Kosovën do ta përfaqësojnë kryesisht lojtarë të Superligës, pra ekipi B.

“Më 5 qershor Kombëtarja A e përbërë kryesisht me futbollistë të Superligës, udhëton në Antalya për një kamp disa ditorë dhe në program do të ketë zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore me Kombëtaren e Komorosit dhe të Gambisë”, ka njoftuar FFK-ja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here