Nëse nuk i vendosni gomat e dimrit nga nesër, mund të gjobiteni me kaq euro
Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit për të gjithë shoferët do të fillojë nga data 15 nëntor dhe do të zgjasë deri më datën 15 mars.
Të gjithë shoferët pa marrë parasysh kushtet atmosferike, duhet t’i zëvendësojnë gomat e verës me ato të dimrit, si dhe të pajisen me pajisje të tjera dimërore.Policia e Kosovës ka bërë po ashtu apel për kujdes gjatë drejtimit të mjetit.
Ligji për rregullat e trafikut rrugor parasheh dënime për shoferët që gjatë dimrit, periudhë që përfshin kohën ndërmjet 15 nëntorit dhe 15 marsit, ngasin automjetet e tyre pa pajisje dimërore.Shoferi, që drejton automjetin pa pajisje dimërore, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 40 eurosh.
Sipas Ligjit, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 100 deri në 300 euro, edhe personi juridik apo institucioni publik në emër të të cilit dhe brenda autorizimeve të të cilit ka vepruar shoferi.