Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, këtë të premte ka takuar Mybera Verbovci-Kasumi, kryetare e pensionisteve të Kosovës dhe Shaban Kajtazi, kryetar i pensionistëve të Kosovës.
Gjatë takimit, Hoxhaj tha se i ka dëgjuar nga afër shqetësimet e pensionistëve në lidhje me vendimin e fundit të Qeverisë Kurti për të zvogëluar ndihmën financiare për ta.
“Shqetësimet e pensionistëve, prindërve e gjyshërve tanë, janë më se të drejta dhe duhet të gjejnë mbështetjen e secilit”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook.
Tutje, kreu i PDK-së thotë se do të kërkojnë nga Qeveria dhe në Kuvend që të kthejë ndihmat dhe të shtojë mbështetjen financiare për pensionistët.
Sot dëgjova nga afër shqetësimet e mëdha të pensionistëve në lidhje me vendimin e fundit të Qeverisë Kurti për të…
Posted by Enver Hoxhaj on E premte, 23 April 2021