Home LAJME Thaçi i përgjigjet Albulena Haxhiut: Ke zgjedhur njeriun e gabuar për luftë politike

Thaçi i përgjigjet Albulena Haxhiut: Ke zgjedhur njeriun e gabuar për luftë politike

0
Thaçi i përgjigjet Albulena Haxhiut: Ke zgjedhur njeriun e gabuar për luftë politike

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës i është përgjigjur paralajmërimeve të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu për shkarkimin e tij.

Në një reagim për media, Thaçi ka thënë se Haxhiu ka zgjedhur njeriun e gabuar për luftë politike.

Ai ka thënë se është profesionist dhe nuk merret me politike. Tutje, Thaçi ka thënë se rasti për të cilin ka folur Haxhiu është krejtësisht i pastër dhe i ligjshëm, për shkak se për të ka pasur ankand publik.

Madje ai thotë se Haxhiu ka qenë e njoftuar për këtë.

Postimi i plotë:

Ministrja e drejtësisë ka zgjedhur njeriun e gabuar për luftë politike. Unë jam profesionist dhe nuk merrem me politikë.

Rasti për të cilin paska folur ministrja Haxhiu dhe zëvendësi i saj, është krejtësisht i pastër dhe i ligjshëm. Këtë e dëshmon dosja me dokumente zyrtare e ankandit publik. Për këtë proces , Ministrja ka qen e njoftuar ne mandatin e kaluar dhe e cila ka pajtuar në parim për dhënien me qera të kësaj prone .

Ky proces i nisur për te mirën e shërbimit korrektues ka rezultuar me përfitime për shërbimin në vlerë prej 500 mijë euro.

Dje e kam takuar ministren Haxhiu e cila ka shprehur respekt për punën time dhe te arriturat e Shërbimit Korrektues, por ka thënë se është e detyruar që të dërgoj ne komision disiplinor.

Kërkoj nga ajo qe këtë lëndë ta dërgoje në prokurori, ndryshe do ta bëjë unë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here