Një aksident i rëndë ka ndodhur mes një kamioni dhe një veturë, në Dollc të Klinës.
Në këtë aksident janë lënduar dy persona, ndërsa ende nuk dihet shkaku i këtij aksidenti.
Lajmin për FrontOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova..
“Një aksident trafiku ka ndodhur në Dollc të Klinës, rreth orës 13:00 mes një veture dhe një kamioni. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Ende nuk dihet shkaqet e këtij aksidenti”, ka thënë Gashi./FrontOnline.