Të enjten në fshatin Budakovë të Suharekës dyshohet se një person ka kryer vetvrasje.Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i cili ka bërë të ditur se dje rreth orës 23:27 një person ka njoftuar në polici se babai i tij dyshohet se ka kryer vetvrasje.
Ai tutje ka bërë të ditur se i ndjeri ka qenë i moshës 59 vjeçare dhe sipas deklaratave të familjarëve ai kishte 10 vite që vuante nga depresioni.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj për SuharekaOnline ka thënë se policia ka dal në vendngjarje ku edhe ka sekuestruar një revole dhe 82 fishekë.I ndjeri ishte dërguar me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve, është thënë se ai ka ndërruar jetë pasi kishte plagë të rënda.